Partizani fitoi me rezultatin 0-2 në transfertën e Teutës.
Një meritë pati dhe mbrojtja e “demave” ku Preka spikati. Jo vetëm në këtë takim, por mbrojtja e Partizanit është dhe më e mira e Superiores deri tani.
Pas fitores ishte Preka i kthyer në lider, që foli.
“Skuadra ka bërë shumë mirë. Unë personalisht kam punuar shumë këtë sezon, trajneri që më ka besuar.
Nuk është moment i keq, jemi në vendin e parë dhe shpresoj të vazhdojmë serinë e fitoreve.
Festa pas rastit me Nasr në fund? Për mua ato janë gola për atë punë jam aty. Jam i fundit, që t’i mbyll.
Na kanë ikur 4 lojtarë, më të mirët e momentit në Shqipëri. Partizani gjithmonë lufton për kampion, asgjë nuk është e pamundur.
Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta. Shënoi Janjeva dhe Dimitri që ka ardhur. Secili mund të dalë.
Luftuam deri në fund dhe besoj se bëra mirë këtë ndeshje”, u shpreh Preka.