Bekim Balaj është me plot meritë “Lojtari i Ndeshjes” pas hat-trick në Korçë.
Sulmueis shkëlqeu ndaj Skënderbeut me 3 gola plus një të anulluar.
Bomberi realizoi të aprin 3 golësh me fanelën e Vllaznisë, që është stimulimi më i madh për të.
Sipas fjalëve të lojtarit, më shumë rëndësi ka trofeu me shkodranët sesa “Topi i Artë” apo “Këpuca e Artë” që janë çmime individuale.
“Duhet ta thaj pak topin që ta firmos, se për fat të keq ishte e lagur fusha. I lumtur për fitoren në radhë të aprë. Më vejnë mirë për fitoren dhe për këtë 3 golësh të aprë me Vllazninë.
Kemi patur mungesa, vështirësi por e kam kaluar dhe kthehemi tek fitorja e rezultatet e mira. Ne sulmuesit themi që na zvogëlohet porta shpesh.
Të mbaj veshur fanelën e Vllaznisë, nuk ka stimul më të madh se ky. Të them të drejtën të shohim, nuk e di se kush është fituesi. Për mua si lojtar është e rëndësishme trofetë që do të fitoj me Vllazninë. Kam fituar Këpucën e Artë, nuk e di tani për Topin e Artë. Çdo gjë vjen për meritë të skuadrës”, u shpreh Balaj.