Lazio ka mposhtur Veronën me rezultatin 0-3. Elseid Hysaj luajti sfidën e parë si titullar në Seria A këtë sezon.
Mbrojtësi i Kombëtares pati paraqitje pozitive dhe e luajti të plotë.
Kjo fitore për Lacion pati vlerë për javën e 21-të.
Dy gola u shënuan në 45 minutat e parë dhe një tjetër vulosi krejt takimin në pjesën e dytë.
Lazio ngjitet kështu në vendin e katërt duke zbritur Juventusin nga zona Champions.