Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ish reprezentusi i Zvicrës, sonte ka shënuar dhe asistuar në barazimin e Baselit në udhëtim, me rezultat 2:2 me Luganon.
Kapiteni Shaqiri barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e 87-të.
Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur pas ndeshjes, duke thënë për mediumin zviceran "Blick". “Ishte një kthim mbrapa. Në fund, një rezultat i drejtë, 2:2.
Ne duhet t'i rregullojmë këto gabime të vogla.
Ne duhet të bëjmë më mirë me gjëra të tilla në gjysmën e dytë të sezonit.
Por kështu është futbolli”.