Se-yoon Cheon është përforcimi i fundit i skuadrës së Llapit, ka njoftuar të dielën skuadra e drejtuar nga Tahier Batatina.
"Llapi ka kënaqësinë të njoftojë për nënshkrimin e mesfushorit premtues 22-vjeçar nga Republika e Koresë, Se-yoon Cheon.
Futbollisti ka firmosur kontratë trevjeçare dhe ka lënë përshtypje bindëse që nga fillimi i fazës së përgatitjeve.
Se-yoon Cheon është mesfushor me tipare ofensive, i cili pritet të sjellë kreativitet dhe konkurrencë në repartin e mesfushës.
Nëpërmjet aftësive të tij teknike dhe vizionit të lojës, ai do të kontribuojë për rritjen e cilësisë në skuadër", ka njoftuar skuadra nga Podujeva.
Aktualisht Llapi gjendet në vendin e nëntë në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës.