Julen Lopetegui është në negociata për të marrë drejtimin e Kombëtares së Belgjikës.
Tekniku spanjoll është u shkarkuar këtë muaj nga klubi i Premier League, West Ham, ndërsa edhe Federata e Futbollit e Belgjikës ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Domenico Tedesco.
Lopetegui si trajner ka përvojë edhe me kombëtare, pasi në periudhën shtator 2016 - qershor 2018 ka qenë drejtues i Kombëtares spanjolle, duke e udhëhequr Spanjën në njëzet ndeshje pa humbje, si dhe duke duke regjistruar katërmbëdhjetë fitore dhe gjashtë barazime.
Megjithatë, ai ishte shkarkuar vetëm disa ditë para fillimit të Botërorit në Rusi, pas lajmit se do të bashkohej me Real Madrid, një zhvillim që kishte shkaktuar përçarje brenda skuadrës spanjolle.
Sipas mediave belge, përveç Lopetegui, kandidatët e tjerë për këtë postin e trajnerit te Belgjika janë edhe francezët Rudi Garcia dhe Thierry Henry.