Dueli mes Dinamos dhe Elbasanit mbylli siparin e javës së 21-të të Superiores.
Pas përfundimit të kësaj jave, plot 3 skuadra ndajnë kreun me pikë të barabarta, bëhet fjalë për Partizanin, Dinamon dhe Vllazninë, ndërkohë që në vend të katërt me 1 pikë më pak ndodhen kampionët e Egnatias.
Rivalitet i ashpër edhe për mbijetesën, ku duket se Bylisi, Teuta, Laçi, Tirana dhe Skënderbeu do të luftojnë deri në javët e fundit për qëndrimin në elitë. Në mesin e artë duket se po pozicionohet Elbasani i Gvozdenoviç, që pas humbjes ndaj Dinamos, e shikon veten me një diferencë –8 nga vendi i katërt që të dërgon në “Final 4”.
Për sa i përket diferencës mes vendit të fundit që mbahet nga Skënderbeu dhe vendit të 8-të që të dërgon në “Play Out” dhe mbahet nga Laçi ajo është 4 pikë.