Meriton Korenica e nisi vitin 2025 me gol në elitën e futbollit rumun.
28-vjeçari tundi rrjetën me fanellën e Kluzhit në duelin ndaj Botosanit, që përfundoi në barazim 1:1.
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, arriti të zhbllokonte sfidën në minutën e 10-të, ndërkohë që golin e barazimit vendasit e shënuan në minutën e 84-t me anë të Lopez.
Ky ishte goli i katër në 21 ndeshje për Korenicën, i cili ka regjistruar edhe 3 asiste.