Zidane kundërshtoi Ferguson-in për Steven Gerrard, kur tha se ai nuk “ishte top lojtar”

Futboll

Zidane kundërshtoi Ferguson-in për Steven Gerrard, kur tha se ai nuk “ishte top lojtar”

Më: 19 janar 2025 Në ora: 21:44
Zidane, Ferguson e Gerrard

Zinedine Zidane ka reaguar ndaj deklaratave të Sir Alex Ferguson, i cili dikur tha se legjenda e Liverpool-it, Steven Gerrard, nuk ishte një “top” lojtar

Gerrard, që u bashkua me Liverpool-in si profesionist në vitin 1998 dhe qëndroi në klub për 17 vite, ka pasur një karrierë të suksesshme me momente ikonike, si triumfi në finalen e famshme të Champions League më 2005 kundër AC Milan.

Megjithatë, ai nuk arriti kurrë të fitojë titullin e Premier League. Për kombëtaren angleze, Gerrard realizoi 21 gola në 114 ndeshje dhe mbajti shiritin e kapitenit në tre turne madhorë (2010-2014).

Në autobiografinë e tij të vitit 2013, Ferguson deklaroi se Gerrard nuk ishte një lojtar i nivelit më të lartë, çka ngjalli debat në botën e futbollit.

Zidane: Gerrard ishte lojtari më i mirë në botë për disa vite

Në të njëjtin vit, Zidane, i cili në atë kohë ishte drejtor sportiv i Real Madrid-it, reagoi ndaj deklaratave të Ferguson-it. Në një intervistë për Daily Mirror, Zidane e cilësoi Gerrard si një nga më të mirët e epokës së tij.

“Për dy ose tre vite, Steven Gerrard ishte mesfushori më i mirë në botë. Ai ka treguar besnikëri të jashtëzakonshme ndaj Liverpool-it gjatë gjithë karrierës, gjë që është fantastike për ata. Por nëse do të kishte vendosur të largohej katër ose pesë vite më parë, çdo klub i madh në Europë do ta kishte kërkuar”.

“Alex Ferguson është padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, por deklaratat e tij për Steven Gerrard më duken shumë të çuditshme. Të thuash se ai nuk është një lojtar i nivelit më të lartë është e gabuar”, shtoi tutje Zidane

Evolucioni i mendimit të Ferguson-it për Gerrard

Megjithëse Ferguson kishte vënë në dyshim statusin e Gerrard si një lojtar “top”, ai kishte shprehur më parë respekt për anglezin. Në një intervistë për The Sunday Times, ai sugjeroi se Gerrard mund të ishte zëvendësues i Roy Keane në mesfushën e Manchester United.

Marrëdhënia mes Ferguson-it dhe Gerrard është përmirësuar ndër vite. Në maj 2024, Gerrard zbuloi se kishte kërkuar këshilla nga Ferguson pas shkarkimit të tij nga Aston Villa në tetor 2022.

Karriera aktuale e Gerrard-it

Pas një periudhe pauze prej dhjetë muajsh, Gerrard mori drejtimin e Al Ettifaq në Pro Ligën Saudite, një vendim që u kritikua fillimisht nga disa tifozë. Megjithatë, ai vazhdon të jetë trajner i klubit, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2027..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat