Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri, me nënshtetësi nga Zvicra, po shkëlqen në futbollin e Belgjikës.
Zeqiri sonte ka realizuar për fitoren e Standard Lieges.
Skuadra e tij ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 2:1.
Zeqiri është paraqitur nga minuta e parë duke shënuar nga penalltia në minutën e 42-të.
Reprezentuesi i Zvicrës po dëshmohet gjithnjë e më i mirë, dëshmia më e mirë është shtatë gola e një asistim në 16 paraqitje.
Pas javës së 22-të, Standardi është në pozitën e shtatë me 31 pikë.