Dinamo ka mposhtur Elbasanin me rezultatin 3-1. Blutë e Ilir Dajës konfirmohen “makth” i verdhebluve këtë sezon, pasi i kanë mposhtur tre herë në stadiumin “Elbasan Arena”.
Sfida për javën e 21-të të Superiores dhuroi spektakël. Dhe pse Elbasani ishte mjaft kërkues në pjesën e parë, Dinamo gjeti avantazhin në minutën e 40-të pas autogolit të Lulajt.
Emocionet e vërteta ishin ruajtur për në fraksionin e dytë. Kjo pasi u shënuan tre gola në harkun kohor të katër minutave.
Fillimisht Zabërgja dyfishoi shifrat, teksa Tsage rihapi ndeshjen. Ky takim kishte një tension të lartë në tribuna dhe pankinë.
Në fund dinamovitët shijuan fitoren, që i bashkon me kreun. Nga 37 pikë kanë Partizani, Dinamo dhe Vllaznia.
Në anën tjetër Elbasani i Gvozdenoviç mbetet në vendin e pestë me 28 pikë.