Interi ka arkëtuar tre pikë në luftë për kreun e tabelës në Serie A.
Futbollisti Lautaro Martinez shënoi evrogol që gjatë do të mbetet në kujtesin e tifozëve zikaltër.
Interi e mposhti me rezultat 3:1 Empolin.
Në minutën e 55-të, Lautaro Martinez nga rreth 22-23 metra goditi bukur e në këndin e majtë të epërm, duke shënuar gol spektakolar.
Në minutën e 79-të, Dumfries ka shënuar pas asistimit të Asllanit.
Esposito në minutën e 84-të ngushtoi rezultatin në 2:1.
Thuram në minutën e 89-të thelloi fitoren në 3:1.
Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e parë për Interin dhe Ardian Ismajli për Empolin, duke treguar lojë të mirë.
Pas javës së 21-të, Napoli kryeson me 50 pikë, ka një ndeshje dhe tre pikë më shumë se Interi në pozitën e dytë.
Empoli zë vendin e 14-të me 20 pikë të mbledhura.