Të gjithë janë të befasuar me vizitën e pa paralajmëruar dhe të befasishme të Branko Ruzhiq në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë.
Serbi nga Beogradi ka pas miqësi me legjendën e futbollit Fadil Vokrri, kështu shkruan media serbe “Telegraf”.
Ruzhiq ka qenë edhe në varrimin e Fadil Vokrrit me 10 qershor të vitit 2018.
Ruzhiq puth varrin e Vokrrit
“Ish - ministri i Arsimit dhe një nga anëtarët e Partisë Socialiste të Serbisë, Branko Ruzhiq, ka vizituar varrin e mikut të tij të madh dhe ish-legjendës së Partizanit – Fadil Vokrit në Prishtinë.
Ruzhiq ka postuar foto nga Prishtina ku shihet duke lënë fanellën e Partizanit mbi varrin e një ish - futbollisti bardhezi, përpara se kryqëzohej dhe t'i puthte varrin.
Fadil Vokrri u lind në vitin 1960 në Podujevë, dhe vdiq nga një atak në zemër në moshën 58 vjeçare më 9 qershor në vitin 2018 në Prishtinë.
Padyshim që miqësia mes Ruzhiqit dhe Vokrrit ishte e madhe, pasi në varrimin e tij në vitin 2018 ishte edhe ish-nënkryetari i Partizanit.
E tani, në një mesazh të shkruar në serbisht dhe shqip, Ruzhiq ka treguar se sa shumë e admironte Vokrrin dhe sa respekt kishte për ish-mikun e tij.
“"Njerëzit e medhenjë nuk largohen kurrë Fadil, mik i dashur. Për të tjerët bëjmë tifo Partizanin e kemi në zemër”, ka thënë Ruzhiq, i cili ishte në shoqërim me djalin e tij Millutinin dhe aty ka qenë edhe djali i Fadil Vokrrit, Gramozi.
Vokrri luajti në kategoritë e të rinjve të Llapit, dhe karrierën e tij të lartë e filloi në Prishtinë në vitin 1980, ku la gjurmë të mëdha gjatë gjashtë sezoneve.
Më pas ai luajti për Partizanin për tre vjet, ku shënoi 18 gola në 55 ndeshje, dhe u bë i preferuari i tifozëve për shkak të mënyrës se si luftoi për fanellën e Partizanit dhe dha një kontribut të madh në fitimin e titullit në vitin 1986/87.
Pas Partizanit, ai filloi karrierën e tij ndërkombëtare, fillimisht duke luajtur për skuadrën Nimes të Francës për një vit dhe më pas për Fenerbahcen, Bourse dhe Monsoulon”, shkruar media serbe.