Lugano ka barazuar me rezultat 2:2 me Baselin në kuadër të Kampionatit të Zvicrës.
Futbollisti nga Kosova, Albian Hajdari sot ia prishi festën Baselit të Xherdan Shaqirit, pasi që shënoi për epërsinë 2:1 në minutën e 53-të.
Xherdan Shaqiri e ka barazuar rezultatin nga penalltia në minutën e 87-të.
Albian Hajdari është i lumtur me golin duke u shprehur për mediumin zviceran “Blick”: “Kjo është një betejë e nivelit të lartë, thjesht.
FC Baseli ishte padyshim skuadra më e mirë në pjesën e parë, për fat të mirë arritëm të arrijmë 1:1. Në fund është një barazim i drejtë”.
Pas javës së 19-të Lugano kryeson me 32 pikë duke lënë pas Baselin me 31 sosh.