Juventus hynë në garë për Veigan

Futboll

Juventus hynë në garë për Veigan

Më: 19 janar 2025 Në ora: 23:40
Renato Veiga

Juventus ka hyrë në garë për të nënshkruar me Renato Veiga, sipas Fabrizio Romanos

Juventusi ka hyrë në garë zyrtarisht për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Chelseat, Renato Veiga. Bisedimet mes palëve kanë nisur, ndërsa klubi italian synon të forcojë repartin mbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për shërbimet e Veigas, në garë mbetet edhe Borussia Dortmund që janë në bisedime me Chelsean, derisa ata kanë dërguar një ofertë fillestare për të javën e kaluar.

Pos Veigas, Juventusi ka përfshirë në listën e synimeve të tij edhe mbrojtësin Lloyd Kelly të Bournemouth, pasi objektivi është të transferojë dy mbrojtës qendrorë këtë afat.

Juventusi është në kërkim të përforcimeve në mbrojtje ku po përqendrohet në lojtarë të rinj dhe premtues si Veiga, si dhe në alternativa me përvojë si Kelly.

Klubi italian po synon të përfitojë nga konkurrenca me Dortmundin për të siguruar nënshkrimin e Veiga sa më parë.

Dortmund ka qenë më i shpejtë në nisjen e negociatave, por Juventusi duket i gatshëm të bëjë një ofertë serioze për të siguruar Veigan. Gara mes këtyre dy klubeve pritet të intensifikohet në ditët e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat