Tensioni në “Elbasan Arena”/ Shoqërohen disa tifozë

Futboll

Tensioni në “Elbasan Arena”/ Shoqërohen disa tifozë

Më: 19 janar 2025 Në ora: 23:52
Tifozët

Ndeshjes e Superligës mes Dinamos dhe Elbasanit ka prodhuar tension.

Në pjesën e dytë nuk munguan incidentet në shkallët e stadiumit, ku të përfshirë ishin tifozët e të dy skuadrave.

Policia ka shoqëruar disa tifozë në komisariat.

Një person ka mbetur i lënduar, mes tyre është edhe një zyrtar i Dinamo.

Gjithashtu, janë dëmtuar edhe stolat, sakaq policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në incidente

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat