“Kafshon” Inter, Martinez i përgjigjet Contes, “beteja” për titull në Serie A “pushton” mediat italiane

Futboll

“Kafshon” Inter, Martinez i përgjigjet Contes, “beteja” për titull në Serie A “pushton” mediat italiane

Më: 20 janar 2025 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Inter i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Napolit, ruan ritmin e ekipit të Conte-s duke i ndjekur “këmba këmbës” në Serie A, për momentin e shohin veten në vendin e dytë, 3 pikë më pak se Napoli, por zikaltërit kanë një ndeshje më shumë në dispozicion.

Ndaj Empolit vuajtën më shumë se sa pritej, pasi zgjidhën gjithçka në fraksionin e dytë, në një kohë kur pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Për të zhbllokuar këtë sfidë mendoi kapiteni Martinez që me një predhë të vërtetë nga distanca dërgoi topin në rrjetë. Në të 79-të ishte Asllani që futi një top perfekt në zonë, aty ku Dumfries me kokë dyfishoi shifrat.

Për të trembur disi Inter mendoi Esposito i cili në minutën e 83-të me një veprim të bukur në zonë ngushtoi shifrat në 2-1. Festa nuk zgjati shumë pasi 6 minuta më vonë, Inter kapit “mat” mbrojtjen e Empolit, me Thuram që konvertoi në gol një assist të pastër nga Arnautovic duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-1:

“Kafshon Inter”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport. “Hija e Inter, Martinez i përgjigjet Conte-s”, shkruan Corriere.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat