Kthehen këtë javë kompeticionet evropiane, kryendeshja zhvillohet në Paris

Futboll

Kthehen këtë javë kompeticionet evropiane, kryendeshja zhvillohet në Paris

Më: 20 janar 2025 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Paris Saint Germain – Manchester City është kryendeshja e xhiros së parafundit të fazës së parë në Ligën e Kampionëve, e cila zhvillohet të mërkurën.

Si njëra e si tjetra skuadër, nuk janë brenda pritshmërive të tyre në tabelë, andaj me çdo kusht synohen 3 pikët në këtë ballafaqim.Parisienët gjenden në vendin e 25-të me vetëm 7 pikë, kurse “qytetarët” nga Anglia tri vende më lartë, me një pikë më shumë.

Përballja e parë evropiane e vitit 2025 i takon Evropa Ligës.

Të martën me fillim në orën 16:30, në “Rams Park” të Stambollit, Galatasaray e pret ekipin ukrainas, Dynamo Kiev.

Gallata po kalon formë shumë të mirë si në kampionatin vendor, njejtë edhe në EL, pasi nuk kanë asnjë humbje.

Në Europa League me 3 fitore e po aq barazime, turqit synojnë ta mbyllin fazën e parë në Top-8, për ta siguruar direkt çerekfinalen, andaj fitorja eventuale në ballafaqim me skuadrën nga Ukraina, thuajse do ta bënte realitet një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, Dynamo e Kievit nga gjashtë duelet e këtij edicioni në EL, s’ka arritur ta marrë asnjë pikë të vetme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat