Imagjinojeni një lëvizje “romantike” të Neymarit

Futboll

Imagjinojeni një lëvizje “romantike” të Neymarit

Më: 20 janar 2025 Në ora: 10:59
Neymar Junior.

Imagjinojeni një rikthim romantik…

Santosi është duke punuar për rikthimin e legjendarit të tij, Neymar Junior.

Gazetari sportiv dhe eksperti i transfereve, Fabrizio Romano raporton se bisedimet e klubit brazilian me Al Hilalin tashmë kanë nisur.

Santosi në fakt po e kërkon përfaqësuesin brazilian në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa po e pret përgjigjen definitive nga klubi saudit.

Koha do të varet nga vendimi i Al Hilal, por kërkesa për huazim tashmë është dorëzuar dhe Neymar po ashtu po e pret rezultatin përfundimtar.

Neymar ishte rikthyer nga një lëndim i rëndë, i cili e kishte lënë jashtë fushës së blertë për një vit, ndërsa u lëndua shpejt dhe për momentin është ende jashtë fushës së blertë.

Klubi nga Saudi Pro League nuk llogarit më në shërbimet e ish-futbollistit të Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit pasi është lodhur duke e pritur atë.

Neymar i ka zhvilluar vetëm dy ndeshje në vitin 2024.

Për të spekulohet se mund t’i bashkohet edhe klubit amerikan, Inter Miami, ku do ta formonte atë treshen e famshme të Barcelonës, MSN, së bashku me Leo Messin dhe Luis Suarezin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat