Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka vendosur që të largohet nga klubi mbretëror në fund të sezonit.
Kështu raporton gazetari sportiv, Fabrizio Romano, duke cituar “Onda Cero”, radion spanjolle.
“Onda Cero” ka raportuar se Ancelotti është i vetëdijshëm se vazhdimi në Madrid, pavarësisht kontratës aktuale që e ka, nuk varet vetëm për tij.
Favoriti kryesor për ta drejtuar Real Madridin sezonin e ardhshëm është trajneri aktual i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso.
Një ndër emrat e tjerë që është përfolur në media se mund ta marrë drejtimin e Realit në rast se Ancelotti do të largohej është edhe legjenda madrilene, Zinedine Zidane.