Anel Rashkaj dhe Hekuran Kryeziu janë rikthyer në Kombëtaren e Kosovës.
Por, këtë radhë, dy ish-përfaqësuesit kosovarë do të mbulojnë pozita të tjera.
I pari do të jetë ndihmës-trajneri i Kombëtares u-19 dhe pjesë e departamentit teknik të FFK-së, ndërsa i dyti do të jetë ndihmës-trajner i Kombëtares U-21.
Federata e Futbollit të Kosovës iu ka uruar atyre mirëseardhje dhe punë të mbarë në pozitat e tyre të reja.