Chelsea ka siguruar një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Wolverhampton Wanderers të hënën, duke u ngjitur në vendin e katërt në tabelën e Premier League.
Në një ndeshje të luftuar, ku të dyja skuadrat kanë pasur momentet e tyre, "Blutë" e Londrës kanë dalur fitues.
Pjesa e parë ka ofruar dy gola. Chelsea ka kaluar në epërsi përmes një aksioni që ka nisur nga kapiteni Reece James. Pas një devijimi nga Jorgen Strand Larsen, topi ka arritur te Tosin Adarabioyo, i cili ka shënuar. Goli fillimisht është anuluar për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit nga VAR është konfirmua si i rregullt.
Wolves ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar rezultatin para fundit të pjesës së parë. Një goditje nga këndorja e ekzekutuar nga Matheus Cunha është shfrytëzuar nga Matt Doherty, pas një gabimi të portierit Robert Sanchez, duke e çuar topin në rrjetë.
Chelsea e ka rikthyer epërsinë në pjesën e dytë, kur Noni Madueke ka harkuar drejt zonës dhe pas një devijimi nga Kiernan Dewsbury-Hall, Marc Cucurella ka arritur të shënojë. Epërsia e skuadres kryeqytetase është thelluar më vonë, pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Cole Palmer. Trevoh Chalobah e ka devijuar topin drejt Madueke, i cili ka shënuar për 3-1.
Chelsea ka menduar se ka realizuar edhe golin e katërt, por tentativa e Nicolas Jackson është anuluar për pozicion jashtë loje.
Fitorja e sontme i ka siguruar Chelsea një ngjitje në tabelë, duke kaluar Newcastle United dhe Manchester City. Wolverhampton gjendet vetëm në vendin e shtatëmbëdhjetë, ndërsa tabela e Premier League kryesohet nga Liverpool.