Humbja me Partizanin nuk u prit aspak mirë nga Edi Martini, i cili në deklaratën pas sfidës “paralajmëroi” largimin. 2 humbjet e njëpasnjëshme në shtëpi nuk u kapërdinë lehtë dhe kjo bëri që shkodrani të meditonte edhe largimin.
Por jo, diçka e tillë nuk do të ndodhë. Timonieri ka besimin e drejtuesve të skuadrës pavarësisht pozicionit ku ndodhet ekipi.
Kështu shkodrani do të vazhdjë të jetë në krye të “Djemve të Detit” dhe ja nisur përgatitjet për sfidën me Skënderbeun.
Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:30. Sfidë e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit dhe që Teuta do ta luajë në tranfertë. Kujtojmë se aktualisht durrsakët mbajnë vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit me 23 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të 8-të.