Talenti i Kombëtares drejt gjigandëve francezë

Futboll

Talenti i Kombëtares drejt gjigandëve francezë

Më: 21 janar 2025 Në ora: 11:10
Kevin Dodaj

Kevin Dodaj është një nga talentet që Vllaznia ka në gjirin e saj.

Lojtari i Kombëtares U-21 gjatë kësaj merkatoje është një nga futbollistët më të kërkuar.

Fillimisht kishte interesime nga ekipe në Ukrainë, ndërsa tashmë sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Dodan e duan në Ligue 1.

19-vjeçari me shumë gjasa do të bëjë hapin e madh në karrierë, teksa është skuadra e Lens që kërkon shërbimet e tij.

Një opsion shumë i mirë për Dodajn, me skuadrën franceze që është gati të realizojë këtë trandferim. Në fakt nga sa mësohet në dorë këtë operacion e ka marrë menaxheri i njohur shqiptar, Shkumbin Qormemeti, i cili vetëm pak ditë më parë realizoi me sukses transferimin e Khvicha Kvaratskhelia nga Napoli te PSG.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat