Skuadra e Bashkimit 1947 nga Kumanova ka vazhduar me stërvitjet e rregullta në vitin e ri kalendarik 2025 për fazën përgatitore, ku po mbizotëron një atmosferë ekipore me shumë motivim.
Kjo skuadër, më 25 të këtij muaji (e shtunë) ka aranzhuar miqësoren e parë, edhe ate ndaj KF Shkëndija e Haraçinës në stadiumin e Aerodromit në Shkup me fillim nga ora 12:00.
Në anën tjetër, haraçinasit kanë luajtur një miqësore kundër Aerodrom-it, të cilën e kanë fituar me rezultat 0-1.
Shkëndija është kampion vjeshtor në Ligën e Tretë-Veri dhe ambiciet janë që përmes balotazhit të ngjiten në Ligën e dytë, aty ku për momentin është Bashkimi, i cili synon inkuadrimin në ligën e parë.