Kampioni aktual i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, i nisi ndeshjet miqësore në Antalia të Turqisë dhe sot barazoi me skuadrën e fortë hungareze, Debrecen (0-0).
Testi i parë shkoi mirë, trajnerët u dhanë mundësi disa lojtarëve, por rrjetat qëndruan boshe deri në fund të ndeshjes. Struganët kanë në “menynë” e tyre edhe katër ndeshje të tjera kontrolli në ditët në vijim, të cilat do të luhen në Antalia.
Struga Trim Lum deri më tani ka sjellë dy përforcime në transfertë e janarit – Pape Fall nga Senegali dhe të riun Hamza Memetriza.
Struga Trim Lum ndeshjen e parë në sezonin pranveror e luan ndaj Gostivarit më 16 shkurt.