Hakimi zbulon të vërtetën e divorcit me aktoren spanjolle

Futboll

Hakimi zbulon të vërtetën e divorcit me aktoren spanjolle

Më: 21 janar 2025 Në ora: 11:58
Achraf Hakimi me partneren

Achraf Hakimi dhe Hiba Abouk (aktore spanjolle-tuniziane), dikur një nga çiftet më të admiruar dhe prezent në nivel global, vendosën të ndaheshin në fillim të vitit 2023. Megjithatë, arsyet e kësaj ndarjeje të papritur nuk u bënë publike atëherë.

Pas një periudhe tensioni, duket se mes tyre ka mbizotëruar qetësia. Futbollisti i Paris Saint-Germain ka vendosur të zbulojë detaje rreth martesës së tyre në një intervistë për kanalin e YouTube të Anas Bukhash. Ja fjalët e Hakimit për martesën e tij: “Kur isha me ish-bashkëshorten time, pranoja gjëra që sot e di se nuk do t’i pranoja kurrë. Madje tashmë pyes veten pse i kisha pranuar”.

Megjithatë, marokeni pranoi se divorci nga Hiba ishte vendimi më i vështirë që ka marrë në jetën e tij. Hakimi shpjegoi se nga kjo përvojë ka nxjerrë një mësim të rëndësishëm: “Pas divorcit kam mësuar të kujdesem më shumë për veten dhe të dua më shumë ata që më rrethojnë”.

Në përfundim, futbollisti konfirmoi statusin e tij aktual: “Jam i hapur, jam beqar dhe ndihem mirë”.

Ndërkohë, Hiba Abouk ka nisur një lidhje të re me biznesmenin Antonio Revilla, i cili më parë ka qenë në një marrëdhënie me Laura Matamoros. Çifti i ri duket se po e shijon hapur marrëdhënien e tyre, duke ndarë momente të dashurisë në rrjetet sociale pothuajse çdo ditë.

Verën e kaluar, Achraf Hakimi u përfol për një lidhje të mundshme me këngëtaren spanjolle Lola Índigo. Megjithatë, artistja dhe ish-pjesëmarrësja e “Operación Triunfo” i hodhi poshtë këto zëra, duke sqaruar se ka vite që është në një marrëdhënie me një djalë anonim.

Hakimi dhe Abouk, të cilët dikur dukeshin si një çift i pandashëm, tani po ndjekin rrugët e tyre të veçanta, ndërsa publiku vazhdon të ndjekë zhvillimet në jetën personale të secilit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat