Manchester City zyrtarizon mbrojtësin 19-vjeçar brazilian

Futboll

Manchester City zyrtarizon mbrojtësin 19-vjeçar brazilian

Më: 21 janar 2025 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Manchester City ka zyrtarizuar sot nënshkrimin me mbrojtësin e Palmeiras, Vitor Reis, për një tarifë prej 30 milionë eurosh. Reis, që luan me kombëtaren U-17 të Brazilit, këtë sezon ka bërë 18 paraqitje në Ligë për skuadrën e Palmeiras, që kur erdhi në akademinë e klubit.

Një sërë ekipesh, kryesisht nga Anglia, kishin kërkuar talentin 19-vjeçar, por ishte dëshira e tij për të ardhur te Manchester City ajo që vendosi.

Palmeiras ka shitur një sërë talentesh kohët e fundit në Europë në 18 muajt e fundit, duke përfshirë Endrick te Real Madrid dhe Willian Estevao te Chelsea.

Pas nënshkrimit të kontratës ka folur edhe vetë lojtari Vitor Reis, që tha: “Jam i emocionuar për t’iu bashkuar Manchester City, një prej klubeve më të mëdha në botë. Të gjithë kanë parë arritjet e mahnitshme në sezonet e fundit dhe unë dua të lë gjurmën time teksa ne kërkojmë më shumë trofe”.

“Të punosh me Pep Guardiola është diçka që çdo lojtar i ri dëshiron të bëjë dhe e di që ai mund të më ndihmojë të bëhem lojtari më i mirë që mund të jem.

City, gjithashtu ka shumë përvojë në punën me futbollistë brazilianë dhe bashkimi me lojtarë si Ederson dhe Savinho në skuadër do të jetë një ndihmë e madhe për mua”, tha Vitor Reis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat