Gjyqtari i mirënjohur, Genc Nuza, ka treguar një detaj të rëndësishëm në ditën e sotëm.
Sipas Nuzës, gjykata e ka cilësuar si fajtor personin që ka kryer veprën penale.
Gjyqtari i futbollit, Genc Nuza thotë se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka vërtetuar kanosjen ndaj tij nga ana e trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, të cilin e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 600 euro.
“Pasi kam bërë denoncim për kanosje si gjyqtar kryesor në ndeshjen e Albi Mall Superligës në Futboll, e zhvilluar më 31.08.2024 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, sot më 21.01.2025 kam pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë aktgjykimin si palë e dëmtuar.
Gjykata e ka cilësuar si fajtor personin që ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj meje gjatë ushtrimit të detyrës sime zyrtare si gjyqtar futbolli.
Pavarësisht dënimeve që shqiptojnë organet e drejtësisë, ju siguroj se për çdo sulm, kërcënim, akuzë dhe shpifje ndaj meje dhe familjës time, gjithmonë do t’i drejtohem organeve të drejtësisë”, ka shkruar Genc Nuza.