Një grup ‘rebel’ te Real Madridi fut në mendime trajnerin Ancelotti

Futboll

Një grup ‘rebel’ te Real Madridi fut në mendime trajnerin Ancelotti

Më: 21 janar 2025 Në ora: 13:25
Asencio, Rüdiger

Një grup lojtarësh po sfidojnë rendin e vendosur nga Carlo Ançeloti te Real Madridi, duke kërkuar të marrin vendet e titullarëve të padiskutueshëm. Kështu shkruan “Marca”, e cila nënvizon se Ceballos, Asencio, Brahim dhe Fran García po paraqesin kandidaturën e tyre për t’u bërë titullarë të padiskutueshëm.

Edhe pse në fillim të sezonit duket se Ancelotti kishte vendosur një ekip ideal për ndeshjet më të rëndësishme, humbja ndaj Barcelonës në Superkupë ka vënë në dyshim disa vendime, duke krijuar pasiguri në lidhje me statusin e paprekshëm të disa lojtarëve kyç. Midis tyre, një grup ‘rebel’ ka demonstruar autoritet, duke treguar cilësin në ndeshjet e fundit, si në fitoren e madhe ndaj Las Palmas, që i çoi të bardhët në krye të La Liga-s.

Asencio, Rüdiger, Tchouaméni, Camavinga dhe Mendy nuk mund të ndihen më të qetë, pasi lojtarët rezervë po iu afrohen gjithnjë e më shumë. Në veçanti, Asencio ka kërkuar vendin e qendërmbrojtësit pranë Rüdiger me një paraqitje të shkëlqyer ndaj Las Palmas.

Performanca e tij po vë në rrezik statusin e titullarit të Tchouaméni, i cili deri tani ka qenë kyç në këtë pozicion. Për më tepër, Ceballos është bërë një alternativë e rëndësishme në mesfushë, duke formuar duet të suksesshëm me Valverde, që po i rrezikon vendin Tchouaméni.

Paraqitja e Ceballos ka ndikuar gjithashtu te Camavinga, i cili po kalon një periudhë të keqe. Forma e dobët ka vënë në rrezik paprekshmërinë e tij, veçanërisht pas dy gabimeve që kushtuan shumë në Superkupë dhe në Kupë, të cilat ndikuan negativisht në besimin dhe protagonizmin e francezit.

Në pozitat e mbrojtësit të majtë, Fran García ka kaluar përpara Mendy, duke shfrytëzuar formën e tij më të mirë dhe performancën më bindëse. Me tri asistime në ndeshjet e fundit dhe një rol gjithnjë e më të madh në formacion, lojtarët e rinj janë gjithnjë e më pranë marrjes së vendit të Mendy. Në fakt, Fran García ka qenë titullar në 6 nga 10 ndeshjet e fundit, ndërsa Mendy ka qenë titullar në 18 ndeshje, i zëvendësuar nga Garcia në 13 ndeshje.

Brahim Díaz është një tjetër nga ‘rebelët’ që po lufton për një vend në formacionin titullar. Edhe pse është e vështirë për të të luftojë për një vend në sulm me Vinicius, Rodrygo dhe Mbappé, Brahim vazhdon të fitojë besimin e Ancelottit dhe është një lojtar vendimtar për ekipin. Me 3 gola, 4 asistime dhe ndikim të konsiderueshëm në aspektin ofensiv, Brahim ka arritur të bëhet lojtari i gjashtë me ndikimin më të madh te “Los Blancos”, vetëm pas titullarëve kryesorë.

Ky grup lojtarësh që po sfidojnë titullarët e padiskutueshëm ka krijuar një konkurrencë të ashpër për startues te Real Madridi, gjë që mund ta detyrojë Ancelottin t’i rishikojë zgjedhjet e tij për formacionet në ndeshjet e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat