Lokomotiva dorëzohet për Dakun

Futboll

Lokomotiva dorëzohet për Dakun

Më: 21 janar 2025 Në ora: 15:19
Daku

E vështirë që në Rusi ta përballojnë çmimin e tij. Jo 12 apo 18 milionë euro, por edhe më pak, janë shifër tepër e lartë për klubet e elitës së futbollit të një vendi që ndodhet në luftë.

Kështu ndodhi me tentativën e Lokomotivës së Moskës për të marrë Mirlind Dakun. Klubi nga kryeqyteti bëri ofertë konkrete tek Rubini, dhe mori gjithashtu një përgjigje të saktë.

Kërkesa e drejtuesve në Kazan ishte që kartoni I Dakut vlente 8 milionë euro, në pazarin e fundit.

Mediat ruse shkruajnë se duket e vështirë që ndonjë klub në Premier Ligën ruse të mund të paguajë 8 apo 10 milionë euro për një futbollist në këto kohë, qoftë edhe për lojtarin më të dalluar për kontributin për gola në 2024.

Në të njëjtën linjë babai I sulmuesit të kombëtares, Feim Daku, I cili thotë se sipas shanseve më të shumta, djali I tij do të qendrojë tek Rubini.

Më herët, ai kishte dhënë informacion se për sulmuesin 27-vjeçar kishte interesim nga klube ruse, por edhe nga klube jashtë vendit.

Mediat kanë diskutuar emrat e Spartakut të Moskës, Krasnodarit, më pak të Zenitit, e tani të Lokomotivës, ndërsa është folur për klube nga Italia, Gjermani dhe sidomos së fundmi nga Franca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat