Ylli i Kosovës nuk luan në sfidën e madhe në Champions

Futboll

Ylli i Kosovës nuk luan në sfidën e madhe në Champions

Më: 21 janar 2025 Në ora: 15:22
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova do ta humbasë duelin e madhe të Championsit mbrëmjen e sotme. Ylli i Kosovës, i dëmtuar, nuk do të jetë në fushë ndaj Liverpulit.

don Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për këtë përballje.

Anësori shqiptar humbet shansin për të luajtur në një nga stadiumet më mitike të Europës, në “Anfield Road”.

Lojtari 25-vjeçar nuk ia ka dalë të riaftësohet në kohë nga dëmtimi, çka ka sjellë mospërfshirjen e tij në listën e trajnerit Genesio.

Klubi francez ka publikuar në kanalet zyrtare në rrjetet sociale listën me lojtarët që do të udhëtojnë në Liverpool, ku vërehet mungesa e emrit të Edon Zhegrovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat