“ChatGPT” parashikon se Yamal do ta thyejë rekordin e Messit

Futboll

“ChatGPT” parashikon se Yamal do ta thyejë rekordin e Messit

Më: 21 janar 2025 Në ora: 16:07
Yamal

“ChatGPT” është bërë një sensacion në historinë moderne të njerëzimit.

Inteligjenca artificiale po i mahnit të gjithë, ndërsa “ChatGPT” është fjala e fundit e njohurive robotike, por edhe e parashikimeve.

Së fundmi, ai ka parashikuar se Lamine Yamal do ta thyejë rekordin ikonik të Lionel Messit prej 91 golash të shënuar brenda një viti kalendarik.

Sipas ChatGPT”, super-talenti spanjoll në vitin 2030 do t’i zhvillojë 70 ndeshje, ndërsa do t’i realizojë 92 gola dhe do t’i bëjë 35 asistime.

Mbetet të shihet nëse do të “dhezë” ky parashikim, ndonëse ka ditur t’ia “huq” në disa parashikime të tjera.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: kampioni evropian me Spanjës është bërë një sensacion i vërtetë i futbollit dhe pritet që ai të bëhet lojtar i madh, madje me potencial për ta fituar edhe Topin e Artë.

Yamal është zgjedhur futbollisti më i mirë i ri në botë për vitin 2024, ndërsa e inspiroi Spanjën drejt suksesit në Euro 2024, por po e drejton me sukses edhe ekipin e Barcelonës në këtë edicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat