Te Elbasani “kryqëzojnë” gishtat për Arsen Lleshin

Futboll

Te Elbasani “kryqëzojnë” gishtat për Arsen Lleshin

Më: 21 janar 2025 Në ora: 16:13
Arsen Lleshi

Arsen Lleshi ka bërë me “zemër” të gjithë tifozët e Elbasanit dhe stafin e skuadrës.

Kjo pasi sulmuesi u dëmtua vetëm pas 4 minutash lojë, pas një dueli me Rustem Hoxhën.

Lojtari la menjëherë fushën e lojës, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte të luante. Futbollisti pritet t’iu nënshtrohet ehe vizitave mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit, teksa te Elbasani “kryqëzojnë” gishtat që sulmuesi të mos ketë diçka serioze.

Kjo shton akoma më shumë “hallet” për Ivan Gvozdenovic, pasi i dëmtuar është edhe sulmuesi tjetër, Ze Gomesh.

Mungesa e tyre do të “peshojë” te verdheblutë, pasi Lleshi dhe Ze Gomesh kanë shënuar thuajse gjysmën e golave të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat