Edi Martini në “fije të perit”

Futboll

Edi Martini në “fije të perit”

Më: 21 janar 2025 Në ora: 16:16
Edi Martini

E ardhmja e Edi Martinit në krye të Teutës nuk është shumë e qartë. Shkodrani pas humbjes me Partizanin paralajmëroi largimin, por për momentin ka besimin e drejtuesve.

“Djemtë e Detit” nuk po kalojnë një moment të mirë, teksa janë eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë.

Stoli i Martinit është në rrezik dhe tashmë ka nisur të flitet për zëvendësuesin e mundshëm.

Bledar Devolli do të marrë drejtimin e durrsakëve. Timonieri gjirokastrit ditën e sotme u largua nga skuadra e Lirias në Kosovë dhe tashmë pritet të rikthehet në Superiore, teksa mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.

47-vjeçari e njeh mirë këtë kampionat, pasi më parë a drejtuar ekipe si Dinamo e Kukësi në Superiore, teksa ka drejtuar edhe ekipe si Iliria, Turbina, Luzi dhe Drenica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat