Teuta ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Edi Martini.
Kjo është hera e katërt që trajneri shkodran largohet në tre vitet e fundit nga skuadra durrsake.
Ndërkohë, po punohet për emrin e ri që do të ulet në stolin e bregdetarëve dhe një nga emrat potencial është ai i Bledar Devollit, i cili është larguar nga Liria e Prizrenit në kampionatin e Kosovës.
Njoftimi i klubit:
Klubi i futbollit Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini.
Gjatë këtij sezoni, Martini ka dhënë kontributin e tij në drejtimin e ekipit. E falënderojmë për punën dhe përkushtimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Në ditët në vijim, do të zyrtarizohet trajneri i ri që do të drejtojë ekipin tonë në sfidat e ardhshme.