Ndryshimi i papritur

Futboll

Ndryshimi i papritur

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2025 Në ora: 20:05
Lewandowski

Mishte minuta 82-të e ndeshjes në “Coliseum” kundër Getafes.

Me rivalin të mbyllur dhe Barçën duke vendosur të hidhte topa në zonë, gjyqtari i katërt ngriti tabelën elektronike për të njoftuar zëvendësimin e radhës te katalanasit: largohet numri 9 Robert Levandovski, i vetmi sulmues puro, një lojtar i shkëlqyer me kokë dhe një “grabitqar” në zonë, për të sjellë në lojë Ferran Torres…

Çuditërisht? Ndoshta jo, sepse ky ndryshim, në ato rrethana, është bërë i përsëritur në vendimmarrjen e Hansi Flik.

Me Getafen tani janë 16 ndeshje në të cilat sulmuesi polak është zëvendësuar këtë sezon, 16 nga 28 që ka luajtur. Por ajo që bie vërtet në sy nuk është numri i ndeshjeve në të cilat Flik ka vendosur të largojë numrin nëntë jashtë fushës.

Gjëja kurioze është se Barça nuk ishte përpara në tabelë deri në gjashtë herë. Do të thotë, në një situatë të pafavorshme, kur blaugranat duhet të gjenin golin dhe golashënuesi i tyre më i mirë – 26 gola këtë sezon në të gjitha garat – largohet nga fusha. Polaku është bërë lojtari i dytë më i zëvendësuar në skuadrën e Barçës këtë sezon, vetëm pas Pedrit. Pas tyre janë Lamin Jamal me 14 zëvendësime dhe Dani Olmo dhe Rafinja me nëntë.

Ndoshta thatësira para porte e sulmuesit të Barçës në La Liga kohët e fundit ka të bëjë me të, që përkon me serinë shumë të dobët të rezultateve të skuadrës. Përtej golit të tij me penallti kundër Madridit në Superkupë apo dygolëshit në Kupën e Mbretit kundër Barbastros, e vërteta është se polaku ka qenë me shumë më pak finesë për disa kohë sesa në fillimin e tij spektakolar të sezonit.

Një gol i vetëm, ndaj Betisit, në pesë ndeshjet e fundit të turneut vendas shpjegon, ndër të tjera dhe ngecjen e skuadrës së Flikut në një kampionat që deri jo shumë kohë më parë e dominonin me dorë të hekurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat