Ish-trajneri i Shqipërisë dhe Napoli-t, Edy Reja thotë se skuadra e Conte-s është favorite në luftën për titull.
Napoli aktualisht është në krye të renditjes së Serie A përpara Inter-it dhe Atalanta-s.
Reja tha për Radio Kiss Kiss:
“Mendoj se duhet të përgatisim yllin e katërt, pashë një Napoli solid, ata janë një ekip me vetëbesim, ata e dinë se çfarë duan dhe i përgatisin mirë ndeshjen.
“Të mos harrojmë që Atalanta është e fortë, por ndjesia është se sapo kundërshtari gabon Napoli të ndëshkon dhe ka një qëndrueshmëri në mbrojtje për t’u vlerësuar.
“Napoli është një ekip i fortë dhe tani ata kanë filluar të kenë siguri. Ata do të përmirësohen. Një gjë është të luash 35 ndeshje, tjetër gjë të luash 55.
“Interi, që është skuadra më e akredituar për titullin, duhet të përballet me shumë situata me Kupat, e shihni edhe nga dëmtimet që po pësojnë”.