Skënderbeu është skuadra më e rrezikuar për të rënë nga Superiorja. Aktualisht korçarët mbajnë vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 16 pikë.
Skuadra e udhëhequr nga Ernest Gjoka nuk po arrin dot të marri rezultate pozitive, gjë e cila është reflektuar në javët e fundit.
Timonieri është i qartë se për të nxjerrë ekipin nga situata duhen përforcime cilësore, ndërsa do të rëndojë edhe largimi i liderit kryesorë të tyre, Emir Rashica.
Gjoka ka patur një bisedë të gjatë me drejtuesit, ku u ka kërkuar që bëjnë minimalisht edhe 2 përforcime. Saktësisht kërkon 2 mbrojtës, për të përforcuar këtë repart.
Tashmë drejtuesit kanë në dispoziciin edhe 9 ditë për të bërë të mundur gjetjen e një qendërmbrojtësi dhe një mbrojtësi krahu. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin këto ditë në Korçë.