Barcelona ka bërë një performancë epike për të mposhtur Benfikën dhe siguruar kështu hyrjen e saj direkte në 1/8 finales në Ligën e Kampionëve.
Për më tepër, hyrja direkte në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve do t’i kursejë Barcelonës pjesëmarrjen në “Play-Off”. Një arsye tjetër e rëndësishme është ajo financiare, pasi edicioni aktual I Ligës së Kampionëve shpërndan shpërblime të mëdha financiare në varësi të performancës.
Deri tani, Barcelona ka fituar gjithsej 31.2 milionë euro.
këto, 18.6 milionë euro janë siguruar vetëm për pjesëmarrjen, pasi kjo është shuma që UEFA i jep secilit prej 36 ekipeve që luajnë në fazën e grupit.
Shuma e mbetur prej 12.6 milionë eurosh është siguruar në bazë të fitoreve. Deri më tani, Barça ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e luajtura, teksa çdo fitore siguron një të ardhur shtesë prej 2.1 milionë eurosh.
Me një ndeshje të mbetur për t’u luajtur, Barcelona ka ende mundësinë të fitojë 2.1 milionë euro të tjera shtesë, duke e çuar shpërblimin total në 33.3 milionë euro.
Megjithatë, të ardhurat e blaugranëve mund të rriten edhe më shumë nëse përmbushen disa kushte. Së pari, kualifikimi në fazën e 1/8-ve shpërblehet nga UEFA me 11 milionë euro. Përveç kësaj, nëse Barcelona arrin ta përfundojë fazën e grupit e para në renditje, do të marrë 10 milionë euro të tjera, duke e çuar shumën totale në afërsisht 53.4 milionë euro.