Mediet spanjolle kanë bërë me dije se transferimi i Myrto Uzunit në ekipin e tij të ri do të bëhet në fund të kësaj jave.
Sulmuesi shqiptar ka gjetur akordin ekonomik me skuadrën teksane, e cila nga e saj ka rënë dakord për të paguar klauzolën në kontratën e lojtarit.
Me aq sa është kuptuar deri më tani ky transferim nuk është zyrarizuar ende për shkak të burokracive të MLS amerikane.
Në ditët e fundit Ostin FC është në qendër të merkatos pasi ka zyrtarizuar disa blerje të reja.