Mungon emri i Arbër Hoxhës

Futboll

Mungon emri i Arbër Hoxhës

Më: 22 janar 2025 Në ora: 11:59
Formacionet

Skuadra e Dinamo Zagrebit sonte luan ndeshjen e rëndësishme ndaj Arsenalit në UEFA Champions League në stadiumin “Emirates”.

Mediat në Kroaci parashkikojnë formacionin e trajnerit italian, Fabio Cannavaro, që për të është ndeshja e parë zyrtare me ekipin kroat.

Në këtë formacion të mundshëm mungon emri i Arbër Hoxhës, i cili zhvilloi paraqitje tejet të mira në miqësoret e zhvilluara nën urdhërat e trajnerit italian.

Në këtë formacion të mundshëm shihet emri i Arijan Ademit. Lojtari shqiptar pritet të luajë nga minuta e parë.

Kurse vendin e Arbër Hoxhës pritet ta zërë lojtari kroat, Baturina.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Dinamo Zagrebit zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Emirates” në Londë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat