Janë luajtur sot ndeshjet e fundit çerekfinale të grand slam-it të Australian Open, turne që po zhvillohet në Melburn, duke përcaktuar edhe tenistët e fundit që avancojnë më tej.
Te femrat, numri 2 në botë, tenistja polake Iga Swiatek, fitoi 2-0 (6-1, 6-2) ndaj amerikanes Emma Navarro. Përballë saj në gjysmëfinale do të jetë tenistja tjetër amerikane Madison Keys.
Kjo e fundit mundi 2-1 në gjysmëfinale ukrainasen Elina Svitolina (3-6, 6-3, 6-4), në një ndeshje emocionuese. Të enjten do të luhen dy sfidat gjysmëfinale për femra, ku përballja tjetër është mes Aryna Sabalenka e Paula Badosa.
Te meshkujt, numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner, mundi 3-0 (6-3, 6-2, 6-1) australianin Alex de Minaur. Formë e mirë e Sinner, që duket se i kaloi problemet shëndetësore të dy ditëve më parë.
Në gjysmëfinale ai do të luajë ndaj amerikanit Ben Shelton, që në sfidën çerekfinale fitoi 3-1 (6-4, 7-5, 4-6, 7-6) ndaj italianit Lorenzo Sonego, në fund të një përballje të dueluar dhe me rivalitet.
Gjysmëfinale-Femra
Aryna Sabalenka-Paula Badosa
Madison Keys-Iga Swiatek
Gjysmëfinale-Meshkuj
Alexander Zverev-Novak Djokovic
Ben Shelton-Jannik Sinner