Kevin Dodaj është “xhevahiri” i Vllazninë në këtë sezon. 19-vjeçari është shumë i kërkuar gjatë kësaj merkatoje, ku falë paraqitjeve të tij me shkodranët ka arritur të fitojë interesimin e disa ekipeve të huaja.
Lens në Ligue 1 në Francë është skuadra që qëndron në “pole-position” për transferimin e tij, me francezët që e shikojnë si një element shumë cilësorë për skuadrën. Por jo vetëm kaq, pasi sipas “Shkodra Sport” bëhet me dije se anësorin e duan edhe në Itali, Belgjikë, Ukrainë dhe Danimarkë.
Saktësisht bëhet fjalë për ekipe si Sassuolo, Anderlecht, Kolos Kovalivka dhe Vejle. Interesimet janë të shumta dhe tashmë do të jetë shumë e vështirë për Vllazninë ta mbajnë, ndërsa me shitjen e tij klubi kërkon të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur.
Kujtojmë që këtë sezon me kuqeblutë ka arritur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste. Ndërkohë kartoni i 19-vjeçarit nga “Transfermrkt” vlerësohet 350 mijë euro.