Nata e mbrëmshme në qytetin e Bolognas ishte e qetë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, por gjërat brenda stadiumit kanë qëndruar krejt ndryshe.
Tifozët e ekipit gjerman në fakt e kanë shfaqur mllefin e tyre dhe janë shfryer pa humbjes së pësuar në udhëtim me rezultat 1:2, shkruajnë mediat italiane.
Bologna u rikthye furishëm për ta përmbysur rezultatin me golat e Thijs Dallinga e Samuel Iling-Junior pas epërsisë së përkohshme të gjermanëve me golin e shënuar nga Serhou Guirassy nga penalltia.
Një pjesë e të famshmit “muri i verdhë” në fakt ka pësuar dëme në hyrje të banjove të sektorit të mysafirëve, të cilët i kanë thyer disa dyer, i kanë përmbysur tualetet dhe i shkatërruan ata, siç mund të shihen edhe në foto.
Një skenar i shkatërrimit, me bilancin përfundimtar që e nxorën punëtorët e stadiumit me 5 banjo të dëmtuara në sektorin e mysafirëve.
Dëmet totale konsiderohet të jenë mes 15 e 20 mijë eurosh.