Shqiptari që po lë pa koment anglezët

Futboll

Shqiptari që po lë pa koment anglezët

Më: 22 janar 2025 Në ora: 16:30
Roko Vata në veprim

Roko Vata po rezulton një transferim i qëlluar te Watford.

Dje shënoi një supergol, që nuk ishte i pari nga jashtë zone për 19-vjeçarin me klubin anglez.

Dhe pse skuadra e tij humbi 1:2 përballë Preston, Vata tregoi aftësitë e tij.

Sulmuesi shqiptar shënoi një supergol në minutën e 90-të, ndërsa nuk kishte mbetur shumë kohë për të shmangur humbjen.

Sfida ishte e vlefshme për javën e 28-të në Championship.

Faqja e kampionatit anglez mbetet pa koment me talentin shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat