Ndeshja nis me Muçin e Rashicën!
Trajneri ri i Beshiktashit, Ole Gunar Solskjaer, i ka besuar dy shqiptarëve shanset e skuadrës së tij për të siguruar një rezultat pozitiv në sfidën e komplikuar në Ligën e Europës përballë Atletik Bilbaos.
Në ndeshjen e sotme, ai ka rreshtuar Ernest Muçin dhe Milot Rashicën nga minuta e parë në mbështetje të Çiro Imobiles, në sfidën kundër spanjollëve ku bie në sy si zakonisht prania e vëllezërve Uilliams, me Nikon titullar e Inakin në stol.
Kjo është ndeshja e debutimit në pankinë për Solskjaer i cili pak ditë më parë mori drejtimin e skuadrës turke.