Klubi i Serie A refuzon 27 milionë eurot e ofruar nga Manchester United për 20-vjeçarin

Futboll

Klubi i Serie A refuzon 27 milionë eurot e ofruar nga Manchester United për 20-vjeçarin

Më: 22 janar 2025 Në ora: 16:48
Logo e Milanit

Fabrizio Romano bën me dije se klubi i Lecce-s në Serie A ka refuzuar ofertën 27 milionë euro nga Manchester United për Patrick Dorgu, anësorin 20-vjeçar që po shkëlqen këtë sezon dhe ndiqet nga disa klube të mëdha.

Klubi i Lecce-s ka vendosur të marrë në konsideratë vetëm ofertat që janë afër 40 milionë euro.

Dorgu ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist në 22 ndeshje për Lecce-n këtë sezon, por paraqitjet e tij kanë qenë të një niveli të lartë ndaj dhe ka interes nga disa klube të mëdha.

Lecce kërkon të përfitojë sa më shumë sepse nuk i bie shpesh rasti të bëjë shitje të tillë që kapin shifrën e mbi 35 milionë eurove. Përveç Manchester United, për Dorgu ka interes të lartë edhe nga Napoli, por që deri tani nuk ka bërë ofertë konkrete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat