Rui Kosta u shoqërua nga policia, kërkonte shpjegime nga arbitri

Futboll

Rui Kosta u shoqërua nga policia, kërkonte shpjegime nga arbitri

Më: 22 janar 2025 Në ora: 16:52
Rui Kosta

Ndeshja mes Benfikës dhe Barcelonës nuk është mbyllur per vërshëllimën e trefishtë të kryesorit holandez.

Sipas medieve portugeze presidenti i Benfikës ka qenë i irrituar për vendimet e marra nga Dani Makelie dhe ka zbritur në dhomat e zhveshjes.

Aty ka nisur një përplasje verbale edhe dy lojtarë të Barcelonës, të cilët kanë thënë se i janë përgjigjur provokimeve të kampin luzitan.

Sipas “A Bola” është dashur ndërhyrja e Policisë që të qetësohen gjakrat mes Rui Kostës dhe arbitrave, të cilët ishin në dhomën e tyre.

Nga ana tjetër Rafinja dhe Garsia kanë thënë se janë provokuar nga stafi i Benfikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat