Në kampin e Lazios ka shqetësim dhe ankth për gjendjen e Patric, që rrezikon të operohet dhe rrjedhimisht pritet që të qëndrojë jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.
Për të zëvendësuar spanjollin, drejtuesit e klubit bardhekaltër po mendojnë për zgjidhjet e mundshme emergjente për të mbyllur boshllëqet e krijuara në prapavijë.
Siç shkruan Il Messaggero, drejtuesit e Lazios po mendojnë të rikthejnë në organikë Hysajn.
Mbrojtësi shqiptar nuk u federua në kampionat dhe Kupat e Europës në pjesën e parë të sezonit, por këto javët e fundit është rikthyer të japë kontributin e tij në fushë, duke treguar profesionalizëm dhe eksperiencë.